Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSH) është shprehur e tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që barte nxënësit në Gllogjan të Deçanit, përcjell InLajmi.
MSH-ja përmes një njoftimi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, duke bashkëndjerë me familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të të lënduarve.
“Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK dhe me Spitalin e Pejës për të ofruar mbështetje, Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, menjëherë pas kthimit nga mbledhja e 2 Qeverive të Republikave tona në Elbasan, është rrugës për në Spitalin e Pejës për të vizituar të plagosurit”, njofton tutje MSH-ja
Postimi i plotë i MSH-së:
Ministria e Shëndetësisë, e tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që barte nxënësit në Gllogjan të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke bashkëndjerë me familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të të lënduarve.
Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK dhe me Spitalin e Pejës për të ofruar mbështetje, Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, menjëherë pas kthimit nga mbledhja e dy Qeverive të Republikave tona në Elbasan, është rrugës për në Spitalin e Pejës për të vizituar të plagosurit.
/InLajmi/