Rashit Qalaj-ish drejtori i Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur sonte në Gllogjan, përcjell InLajmi.
Ai është shprehur i trishtuar nga akti i rëndë kriminal në Gllogjan. E kjo sipas tij është një tragjedi e madhe për krejt vendin.
‘’Të vrasësh 3 persona e në mesin e tyre 2 nxënës !!!
Vrasësi gjithsesi se do të gjindet dhe do të dërgohet para drejtësisë po a ka dënim të mjaftueshëm për të?“, ka shkruar Qalaj.
Postimi i plotë i tij:
I trishtuar nga akti i rëndë kriminal në Gllogjan . Kjo është një tragjedi e madhe për tërë vendin. A thua si e ndien veten ky kriminel sonte ?
Të vrasësh 3 persona e në mesin e tyre 2 nxënës !!!
Vrasësi gjithsesi se do të gjindet dhe do të dërgohet para drejtësis po a ka dënim të mjaftueshëm për të?
/InLajmi/