Policia e Kosovës njofton se është raportuar se është gjetur pa shenja jete një grua në apartamentin e saj, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, ekipi mjekësor dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prizren, 25.11.2021 – NN. Është raportuar se në apartamentin e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./InLajmi/