Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës shpreh pakënaqësitë lidhur me ‘‘kërkesat e tyre substanciale” të cilat po injorohen dhe nuk po diskutohen nga ana e Qeverisë së Kosovës, përcjell Inlajmi.
Kërkesat e tyre thelbësore që ata kërkojnë që të diskutohen janë: Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, njohja e përvojës së punës e të gjithë zyrtarëve publikë –SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta ,caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Sherbimit Civil përmes plotësimit të ndryshimit të ligjit për zyrtarët publikë.
SPAK njofton se do të dalin në portestë në qoftë se kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen.
Njoftimi i plotë i SPAK, pa ndërhyrje:
Pas presionit të anëtarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverise së Kosoves në realizimin e kërkesave thelbësore siç janë: Ligji i Pagave, Buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marreveshja e përgjithshme Kolektive, Sigurimi shëndetësor, Njohja e përvojës të punës të gjithë zyrtarëve publik -SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, Caktimi i pagës minimale si dhe QEtendenca për friksimin dhe politizimin e Sherbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik vlersoj se Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gaditshmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SPAK. /InLajmi/