Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht një konduktor si dhe ka kanosur një polic, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i njëjti ka pasur mosmarrëveshje ku edhe është arrestuar më pas është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtine, 18.11.2021 – 07:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar –konduktor e kishte sulmuar atë fizikisht, ndërsa gjatë intervenimit një zyrtarë policor është kanosur verbalisht nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar , pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti në procedure hetimore. /InLajmi/