Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në 2 raste të ndryshme kanë sekuestruar tri armë, përcjell InLajmi.
Në rastin e parë, sekuestrimi i 2 armëve është realizuar në orët e mbrëmjes, të datës 17 Nëntor 2021, në kohën kur njësia policore gjatë patrullimit në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Bajgorë, në cep të rrugës kanë identifikuar në një çantë ku pas kontrollimit në çantë janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë llojit pistoleta me 10 fishek.
Mbi këto dëshmi materiale, hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime, nga hetimet fillestare kanë arritur të identifikojnë identitetin e 3 personave të dyshuar të cilët mbeten në kërkim policor.
Nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se personat e dyshuar me qëllim të shmangies dhe fshehjes së armëve, nga vetura e tyre kanë hedhur çantën në të cilën janë gjetur dy armët. Rrjedha hetimore në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve është duke vazhduar.
Ndërsa në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 10:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pushkë gjuetie me 2 fishek, për të cilën i dyshuari R.D., 34 vjeçar, nuk posedonte leje, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë rregullt.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’./InLajmi/