Kryetari i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se kushdo që do të garonte për kryetar të Gjilanit ata përsëri do të dilnin fitues.
“Edhe në Gjilan kanë qenë të gjithë bashkë kundër nesh. Pavarësisht figurës së Lutfi Hazirit, kushdo që të ishte në garë ne do ta mposhtnim. Puna në terren e bën fituesin, jo vetëm figura e kandidatit”.
Hyseni ka theksuar se Dega e Vetëvendosjes në Gjilan ka punuar si asnjë degë tjetër e kësaj partie.
“Për nga niveli i punës nuk besoj se ka qendër të VV-së që ka bërë më shumë se ne. Rezultati e dëshmon një gjë të tillë. Për 30 ditë kemi mbajtur 300 takime. Mënyra e punës tonë ka qenë e jashtëzakonshme”, tha ai në KlanKosova
“Po jap një model të suksesit që ka ndodhur në Gjilan. Nuk besoj që një nivel i tillë i punës është bërë nëpër qendrat tjera të VV-së”.