Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është sulmuar drejtori i urbanizmit në komunën e Vushtrrisë, përcjell InLajmi.
Në këtë rast është dënuar i dyshuari për sulm, ndërsa i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Vushtrri, 12.11.2021 – 14:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/