Policia ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, është arrestuar një shtetas serb, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollimit të automjetit dhe regjistrimit të dokumenteve, i dyshuari ka dorëzuar dokumentet e tij ndërsa bashkëudhëtari nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Me këtë rasdt iu është refuzuar hyrja në Kosovë, i dyshuari i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor në kabinën e kontrollit. Peroni i dyshuar është arrestuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në hyrje nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Serbisë në të cilin ishin 2 persona, shtetas të Serbisë.Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumenteve të personave dhe automjetit, i dyshuari ka prezantuar dokumentet e nevojshme por nuk ka prezantuar dëshmi për bashkudhëtarin e tij, për kushtet e hyrjes në Republikën e Kosovës, i cili nuk kishte vaksinim të plotë kundër COVID-19. Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e policisë. Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964), i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS . Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Dhënia e ryshfetit”, thuhet në njoftim./InLajmi/