Është shqyrtuar masa e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin që dhunoi të miturën 12 vjeçare nga Kamenica, përcjell InLajmi.
“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe ti vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari ka nënshtetësi serbe .
“Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, duke marr parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund të i ik organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim./InLajmi/