Ish-sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha, i ka quajtur të pavenda deklaratat e përfaqësuesit të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell.
Shasha, njohës i çështjeve të integrimeve dhe marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, në një prononcim për Ekonomia Online theksoi se qortimi që Borelli ka rol balancues në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Sipas tij, ai nuk duhet të mbajë anë, ngase në deklaratat e bëra pas aksioni u pa qartë se ai ishte në koordinim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë.
“Deklarata e zotëri Borrell duhet kuptuar në sfondin e rolit të BE-së si ndërmjetësues në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pra qëllimi i tij është që të jetë balancues ndërmjet palëve. Pra asnjë moment të mos shihet se po mban një anë. Në këtë drejtim ai ka dhënë një deklaratë ku ka thënë se do të jetë i baraspeshuar sa i përket qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë që ishin të kundërta sa i përket aksionit në veri”.
“Një nga deklaratat ndërkombëtare është se ka pasur koordinim ndërmjet Kosovës dhe akterëve ndërkombëtar të sigurisë. Pamë deklaratë të përfaqësuesit të NATO-s dhe tha që jemi në koordinim të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe aksioni në veri është në kuadër të zbatimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Pamë deklaratën e ShBA-së e cila dënoi sulmet që po i bëhen policisë së Kosovës, gazetarëve nga ana e protestuesve serbë”.
“Aksioni në veri mund të themi se ishte në koordinim me akterët e sigurisë sa i përket veriut”.
Përderisa Borrell të mërkurën tha se incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë. Ai e quajti aksionin e Policisë të njëanshëm dhe të pakoordinuar.