Marrëdhënia e shumë komentuar mes Fifit dhe Granitit mori hapësirën e saj edhe gjatë spektaklit të së martës mbrëma.
Ata komentuan sërish për pëlqimin që kanë shprehur për njëri-tjetrit dhe se sa mundësi egziston që raporti i tyre të kalojë kufinjtë e shoqërisë.
2 të rinjtë gjithashtu dëgjuan edhe komentet e disa prej banorëve lidhur me raportin e tyre.
Në orët e para të mëngjesit, Fifi ka vijuar të diskutojë për pikëpyetjet që ka për raportin me Granitin, përcjell InLajmi.
“Unë çfarë kisha për të thënë e kam thënë, tani e di ai. Unë kam një familje që më ndjek dhe nuk ka shance që unë të bëj skena brenda shtëpisë’”,- tha Fifi.