Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se fshatrat me shumicë shqiptare në veri të Mitrovicës do të kalojnë në menaxhim të Stacionit Policor të jugut, përcjell InLajmi.
Sveçla tha se pas ky vendim është marrë pas kërkesës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe kërkesës së banorëve të fshatrave.
Sveçla tha se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrim të mbrojtjes për të gjithë qytetarët pa dallim.
Postimi i plotë i tij:
Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore
Ky vendim ka hyrë në fuqi sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Samedin Mehmeti pas vlerësimit të pajtueshmërisë me të gjitha aktet ligjore si dhe janë njoftuar të 2 Drejtorët Rajonalë të Stacioneve Policore në zbatim të këtij vendimi.
Ne garantojmë rend dhe sundim ligji gjithandej. Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim./InLajmi/