Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga rradhët e AAK-së, Bekë Berisha, falënderoi qytetarët për pjesmarrjen në tubim, përcjell InLajmi.
Berisha i falënderoi qytetarët e Istogut përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se prezenca e tyre dëshmoi se Istogu është krah ndryshimit, kësaj rradhe me të si kryetar.
Ai u shpreh se ndihet i lumtur që pati rastin të i’u drejtohet qytetarëve dhe u zotua para tyre që të gjitha premtimet që i ka dhënë do t’i realizoj.
Postimi i plotë i tij:
Ju falemnderit të gjithëve për pjesëmarrjen masive sot!
Prezenca juaj e dëshmoi edhe njëherë mesazhin se Istogu është krah ndryshimit, që po vjen bindshëm me 17 tetor, kësaj radhe me mua si kryetar.
Ndihem i lumtur që pata rastin të iu drejtohem juve, për të ju garantuar dhe për t’u zotuar që të gjitha premtimet që i kam dhënë, do t’i realizoj me përpikmëri.
Kërkesat e juaja për mua do të jenë obligim, sa herë që ju dhe familjet e juaja do të kenë nevojë.
Së bashku e filluam këtë mision dhe së bashku do të dalim fitimtarë!121 /InLajmi/