Orët Apple, Fitbits apo pajisje të tjera “të zgjuara” mund të përdoren për të zbuluar nëse dikush ka ftohje ose grip, disa ditë para se të jetë infektues, sugjeron një studim i ri, transmeton InLajmi.
Studiuesit e Universitetit Duke, kanë marrë në studim 63 persona, ku iu vendosën orë “smart” për të monitoruar shenjat paralajmëruese të infeksioneve.
Pajisjet e njohura të gjitha kanë aftësinë për të monitoruar rrahjet e zemrës, temperaturën, pulsimet elektrike në lëkurë dhe aktivitetin fizik, prandaj shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një mënyrë për të përdorur këto të dhëna për të diagnostikuar dikë me ftohje ose grip.
Studiuesit ishin në gjendje të jepnin diagnozën e saktë deri në 80% të kohës të paktën 12 orë para se një person të tregonte shenja të dukshme të sëmundjes.
Gjatë fazave të hershme të një infeksioni viral, rrahjet e zemrës së njerëzve tentojnë të përshpejtohen dhe trupi i tyre bëhet më i ngrohtë.
Algoritmi gjithashtu kontrollon se sa gjumë ose aktivitet fizik po bën një person, për t’u siguruar që ato nuk janë prapa ndryshimeve shëndetësore, shkruan DailyMail.
Shkencëtarët thanë se metoda e tyre mund të përdoret për të kufizuar përhapjen e hershme të infeksioneve, siç është Covid, dhe për të përmirësuar gjurmimin e kontakteve./InLajmi/