Një vajzë 8-vjeçare është bashkuar me një program të lidhur me NASA-n për kërkimin e asteroideve, dhe sipas familjes së saj deri tani ka zbuluar 18 shkëmbinj hapësinorë, transmeton InLajmi.
Nicole Oliveira, nga Fortaleza, Brazil, ka pasur interes për hapësirën që kur ishte e vogël dhe po hidhte krahët për të arritur tek yjet ndërsa mësonte të ecë.
Falë punës së saj me NASA -n, e cila gjithashtu përfshin ndjekjen e seminareve dhe takimin e figurave të shkencës, ajo është quajtur ‘astronomja më e re në botë’, shkruan DailyMail.
Projekti në të cilin ajo është e përfshirë njihet si ‘Gjuetarët e Asteroideve’ dhe është krijuar për t’i prezantuar të rinjtë me shkencën duke i ndihmuar ata të bëjnë zbulimet e tyre./InLajmi/