Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar sot punimet e ndërtimit të kompleksit të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për Dukagjin” në Gllogjan, bashkë me Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Dukagjin, Komandantin Abdyl Mushkolaj, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është një nga projektet më të bukura dhe dëshmi e historisë të lavdishme të kombit.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me Kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Dukagjin, Komandantin Abdyl Mushkolaj, vizitova punimet në ndërtimin e kompleksit të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për Dukagjin” në Gllogjan, e që padyshim është një nga projektet më të bukura, e më madhështore në Kosovë, si dëshmi e historisë më të lavdishme të kombit tonë!
Padyshim është një nga projektet, që me shumë dëshirë pres finalizimin e shpejtë e të plotë të tij. Dhe nuk do ndalemi së ndërtuari memoriale e komplekese të lavdisë, që nderojnë luftën dhe sakrificën e bijëve e bijave më të mira të vendit, në emblemën e UÇK-së!
#PërDeçaninSkaMeUndal BR/InLajmi/