Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar kompaninë 24 Yjet, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare, përfshirë këtë kompani që ka mbi 60 të punësuar.
Ai ka premtuar që do të gjejë zgjidhje urgjente për problemet e bizneseve.
Postimi i plotë i tij:
Për shkak të pandemisë Covid – 19 shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare. Ndërkaq një numër i madh nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale. E tillë ështe edhe kompania 24 Yjet, me mbi 60 të punësuar.
Gjatë takimit që pata me ta iu premtova që problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje urgjente.
Gjatë qeverisjes sime do të ketë barazi në trajtim të bizneseve./InLajmi/