Një vullkan shpërthyes në La Palma në Ishujt Kanarie Spanjolle ka detyruar autoritetet të evakuojnë një fshat tjetër në rrugën e llavës që po del drejt detit, transmeton InLajmi.
Deri tani më shumë se 6.000 njerëz kanë ikur nga llava që ka varrosur qindra shtëpi që kur filloi shpërthimi të dielën.
Pas shpërthimit ishulli u godit edhe nga 4 tërmete pasuese, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se llava mund të shkaktojë një reaksion kimik që shkakton shpërthime dhe lëshim të gazrave toksikë kur të arrijë në det, shkruan BBC.
Ekspertët u thanë mediave lokale se llava pritet të arrijë në det, ndërsa banorëve u është thënë të qëndrojnë larg zonës, e cila është rrethuar nga policia./InLajmi/