Kandidati i AAK-së për Deçan, Bashkim Ramosaj, njëherëshit edhe kryetari i kësaj komune ka mbajtur takim me një grup të rinjësh deçanas, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka shkruar se vizionin e tij për të ardhmen e Deçanit, e brezave të rinjë, është duke e bërë çdo ditë e më shumë realitet.
Ai gjithashtu ka shkruar se së bashku me këtë grup kanë vizituar nga afër punimet në përfundim të Qendrës Rinore në këtë qytet.
Postimi i plotë i tij:
Vizionin tim për të ardhmen e Deçanit, e brezave të rinjë, jam i lumtur që çdo ditë e më shumë po e bëjmë realitet!
Kënaqësi që sot, të takoj një grup të rinjësh deçanas, me të cilët bashkëbiseduam për mundësitë për përkrahjen e gjeneratave të reja!
Po ashtu, bashkë vizituam punimet në ndërtimin përfundimtarë të Qendrës Rinore, e cila do të jetë në funksion të realizimit të të gjitha aktiviteteve rinore, qoftë trajnuese, edukuese, kreative, sportive, kinema, amfiteatër, takime punese, bashkëbiseduese, etj.
#PërDeçaninSkemiMeUndalë.
#AAK121
BR /InLajmi/