Në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku solidarizohet me popullin amerikan dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
“Sot janë bërë 20 vjet nga akti i tmerrshëm terrorist në tokën e lirisë. Përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithëmbarshëm që 11 shtatori i vitit 2001 shkaktoi, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.
Kjo betejë ende vazhdon. Kosova, populli ynë do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan; në ditë të mira e të vështira padallim.
Në emër të LDK-së, dua të shpreh sot solidaritetin me popullin amerikan dhe me familjet e të gjitha viktimave për momentet e rënda që kanë përjetuar në ditën e 11 shtatorit. Njëkohësisht dua të ju shpreh edhe falenderimin e parezervë burrave e grave amerikane në shërbim në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit tonë në luftën kundër terrorizmit,” ka thënë Abdixhiku./InLajmi/