Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut dhe Université Grenoble Alpes në Francë, ka treguar se dezinformatat në Facebook, marrin 6 herë më shumë vëmendje se sa lajmet e vërteta, transmeton InLajmi.
Studimi shikoi postimet nga faqet në Facebook të më shumë se 2.500 botuesve të lajmeve midis Gushtit 2020 dhe Janarit 2021, ndërsa zbuluan se faqet që postojnë më shumë dezinformata rregullisht merrnin më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente, përcjell The Verge.
Studiuesit do të publikojnë studimin si pjesë e Konferencës së Matjes së Internetit në Nëntor të 2021./InLajmi/