Kombëtarja shqiptare e futbollit luan mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në Varshavë sfidën e 4-të të fazës së grupit eliminator të Botërorit Katar 2022.
Kuqezinjtë tanë nuk nisën të favorizuar në këtë përballje, gjithsesi trajneri Reja dhe kapiteni Berisha, në konferencën për shtyp u shprehen se do e vlerësojnë kundërshtaren dhe do bëjnë çmos për të arritur një rezultat pozitiv.
Mungesa e Shqipërisë në këtë përballje do jetë ajo e Nedim Bajramit, pasi Empoli i ka dhënë leje për të qenë vetëm për sfidën e 2-të e të 3-të,respektivisht ndaj Hungarisë dhe San Marinos.
Në sfidën që luan sot, kuqezinjtë e Rejës duhet të bëjnë ndeshjen perfekte, për të parë në fund nëse do të mjaftojë për rezultat pozitiv. Nga mbrojtja në sulm, kuqezinjtë kanë formë të mirë në skuadrat e tyre, ndërkaq që porta është edhe ajo ku çalojmë, pasi as Strakosha dhe as Berisha nuk kanë luajtur asnjë minutë në Seria A Italian, shkruan KlanNews.
Pas 3 sfidave të para,kuqezinjtë tanë gjenden në vendin e 3-të të grupit I me 6 pikë, 2 më shumë se Polonia.