26 Gushti është dita e 238-të e kalendarit gregorian (dita e 239 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 127 ditë.
Ngjarje
1346 Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarësh, nën drejtimin e Eduarit III, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI.
1896 Revolucionarët armenë sulmuan bankën otomane në Kostandinopojë, duke provokuar kështu një betejë treditore, në të cilën vdiqën rreth 6 000 armenë.
1813 Pas një fitoreje të parë, francezët nën drejtimin e Marshal Mcdonald, u mposhtën nga prusianët nën drejtimin e gjeneral Bluecher-it në betejën e Katzbach.
1920 U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.
1990 – Në fatëkeqësinë më të madhe në historinë e Bosnjes, në xeheroren e lignjitit Dobrnja , në afërsi të Tuzllës humbën jetën 180 minatorë.
1999 Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe në historinë e këtij vendi.
2002 Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak të mbështetjes që ajo i jep grupit me aktiv të gueriles të Evropës Perëndimore, ETA.
Lindje
1901 – Maxwell Taylor, gjeneral dhe diplomat amerikan. Ai drejtoi forcat amerikane në periudhën e fundit të luftës në Kore.
1743 – Antoine Lavoisier, kimist francez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.
1910 – Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe (V. 1997).
1740 – Joseph Michel Montgolfier, shpikës francez. Ai dhe vëllai i tij, Jacques Etienne, shpikën ballonin me ajër më 1783.
1676 – Sir Robert Walpole, burrë shteti dhe politikan anglez. Kancelar i Ministrisë së Financave nën mbretërimin e George I, ai grupoi disa ministra rreth tij dhe u bë kështu kryeministri i parë anglez.
1983 – Mattia Cassani, futbollist italian
Vdekje
1963 – Maksimilian Lamberci, Albanolog austriak.
2001 – Filip Leotar, këngëtar dhe aktor francez.
2003 – Pierre Aleyrangues (Pieral), aktor francez.
1990 – Mario Pinto de Andrade, nacionalist dhe presidenti i parë i Angolës.
1974 – Charles Lindberg, aviator amerikan, i cili realizoi udhëtimin e parë mbi Atlantik, në vitin 1927.