Të paktën 8 persona dihet se kanë vdekur pasi Uragani Grace përshkoi Meksikën lindore, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, e duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe përmbytje, transmeton InLajmi.
Vdekjet dhe dëmet më të këqija ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët nga toka ditën e shtunë.
Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u bënë lumenj balte, uragani më vonë u dobësua duke u kthyer në një stuhi tropikale ndërsa lëvizte në brendësi të vendit.
Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportua se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa Grace po vazhdon rrugën për në veri të Mexico City.
Kjo stuhi, solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë, kur arriti në bregdetin e kontinentit të Meksikës, raporton BBC.
Ndërsa, nga 8 personat e vrarë, 6 ishin anëtarë të së njëjtës familje, thanë zyrtarët e qeverisë së shtetit./InLajmi/