Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitare në Vërmicë është arrestuar një person për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, përcjell InLajmi.
Sipas policisë një shtetas i Shqipërisë gjatë kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë ka mëndur që të i’u japë ryshfet policiëve 10 euro gjatë kontrollit.
I njëjti kishte lënë paratë në pasaportën e tij kur i njëjti është pyetur pse, ai është përgjigjur për kafe.
Në këtë rast policia ka njoftuar prokurori, kurse i dyshuari është dërguar për të dhënë intervist, që pas kësaj është dërguar në ndalim policor ndërsa malli tij ishte kthyer prapa bashkë me automjetin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”
Prishtinë, më 6 gusht 2021
Sot më datë 6.08.2021, në orën 05:55 minuta, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, një shtetas nga Shqipëria gjatë kalimit të kufirit Shqipëri – Kosovë, kishte tentuar që t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë gjatë kontrollave të kalimit kufitar.
Shtetasi shqiptar me inicialet Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.
Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale.
Pas perfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qëndrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa. /InLajmi/