Në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Vicanum”, dje një grua ka lajmëruar Policinë e Kosovës lidhur me një rast, përcjell InLajmi.
Në disa adresa elektronike ajo ka pranuar një ngacmim lidhur me motrën e saj e cila është me nevoja të veçanta.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Tutja, Policia ka njoftuar prokurorin dhe rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
NGACMIM
Rr. Vicianum, Prishtinë, 30.07.2021 – 08:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në disa adresa elektronike ka pranuar një ngacmim në lidhje me motrën e saj e cila është me nevoja të veçanta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./InLajmi/