Profesori universitar, Blerim Latifi, u ka reaguar artistëve që po deklarohen në politikë, përcjell InLajmi.
Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur po i sheh këto deklarime, po i kujtohet filozofi Platoni që e konsideron se politika po humbet vlerën e saj kur merret gjithkush me të.
“Ani kur po i shoh kta t’estradës e t’showbizit duke u deklaru për çështjet e komplikume të politikës, fill po m’shkon mendja të Platoni që konsideron se politika e humbet vlerën e saj kur merret gjithkush me të”, tha Latifi.
Në mesin e artistëve që reaguan ishte Besa Kokdhima, Morena Taraku dhe Genc Prelvukaj./InLajmi/