Në Shqipëri sot kanë arritur edhe 20.000 doza të vaksinës AstraZeneca, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bë me dije përmes rrjeteve sociale, ministrja e e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
E këto vaksina, sipas saj kanë mbërritur falë ndihmës së Qeverisë kroate.
“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate
Me 1.699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari “, ka bë me dije, Manastirliu
Postimi i plotë i saj:
🧪20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate 🇦🇱🤝🇭🇷
🧪 Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari 🇦🇱
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh🌼/InLajmi/