Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili punonte në komunën e Obiliq ka kërkuar favor në këmbim të rregullimit të dokumentave, përcjell InLajmi.
Policia pasi që ka pranuar informatën ka zhvilluar masa të fshehta ku i njëjti është zënë në flagrancë dhe më pas është arrestuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 27.07.2021 – 22:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ku sipas ankueses femër kosovare i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në komunë e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/