Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur atje të vdekur janë 9 udhëtarë si dhe shoferi i autobusit.
Ai po ashtu ka shtuar se në autobus kishte edhe fëmijë prezent, shkuran Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
“Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer janë vdekur. 44 pasagjerë u pranuan në spitalin në Slavonski Brod. 8prej tyre u lënduan rëndë, e 4 u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qarku”, tha Trut.