21 korrik 1946 – Në Turqi u mbajtën zgjedhjet e para shumëpartiake, por mungesa e mbikëqyrjes gjyqësore, vota e hapur dhe numërimi i fshehtë çuan në manipulime. Si rezultat i zgjedhjeve, CHP-ja fitoi 396 deputetë dhe Partia Demokrate 65.
21 korrik 1969 – Neil Armstrong, Nuzz Aldrin dhe Michael Collins, astronautë amerikanë në bordin e anijes kozmike “Apollo 11”, mbërritën në Hënë. Rreth 6 orë pas mbërritjes, Neil Armstrong realizoi një risi duke shkelur mbi sipërfaqen e satelitit të Tokës. Duke ecur mbi sipërfaqen e Hënës, Armstrong hyri në histori me fjalët: “Ky është një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimi