Një tërmet me magnitudë 4.0 ka tronditur mbrëmë juglindjen e Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga Qendra Europiane Mesdhetare e tërmeteve, tërmeti u regjistrua rreth orës 22:21.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 8 km në lindje të qytetit të Korçës dhe ishte me thellësi 2km, përcjell TCH.
Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar në njerëz.