Ish kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku edhe njëherë do ta sprovoj vetën për të parin e kësaj komune, përcjell InLajmi.
Kjo pasi që Lushtaku ka vendosur që të dal sërish si kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ai sot do ta zyrtarizoj kandidaturën e tij me fillim nga ora 19:00.
Aktualisht pozitën e kryetarit të Skenderajt e ka djali i heroit kombëtar, Hamëz Jashari, Bekim Jashari./InLajmi/