WhatsApp po teston një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre, transmeton InLajmi.
Aktualisht, WhatsApp është i lidhur me telefonin e një përdoruesi dhe aplikacioni i tij në desktop ka nevojë që të lidhet me telefonin për të pranuar mesazhe.
Por tipari i ri që do të krjohet do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe “edhe nëse telefoni është i fikur”.
WhatsApp mund të përdoret në 4 pajisje në të njejtën kohë, përfshirë PC dhe tablet.
Tipari i ri do të paraqitet si një provë për një “grup të vogël përdoruesish” dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori të tjera para se ta mundësojë atë për të gjithë.
Disa aplikacione të tjera të mesazheve tashmë kanë një veçori të tillë, duke përfshirë aplikacionin rival të koduar Signal, i cili kërkon një telefon për regjistrim, por jo për të shkëmbyer mesazhe, shkruan BBC.
Ky tipar është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e WhatsApp, të cilët janë rreth 2 miliardë./InLajmi/