Prokuroria e Pejës ka njoftuar opinionin publik për bastisje në 3 komunat Istog, Klinë dhe Istog, përcjell InLajmi.
Sipas tyre këto aksione janë për qëllim të gjetjes së provave për vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.
Sipas Prokurorisë së Pejës për këtë askion janë angazhuar 5 prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë të Pejës:
Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna (Pejë, Klinë dhe Istog), me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme. Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë. /InLajmi/