Ka filluar takimi emergjent i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton InLajmi.
Temë diskutimi në këtë takim janë helmimet në Deçan ku me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar që të thirret Këshilli I Sigurisë Kombëtare.
Nga radhët e AAK-së, deputeti Bekë Berisha ka kërkuar nga qeveria që të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke shtuar se helmimi I mijëra njerëzve nuk lihet në vullnet të komunave.
“Nuk dihet se çfarë ka ndodh. Nuk përjashtohet mundësia tjetër. Ky është vetëm një spekulim. Duhet të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare. Nuk lihet në vullnetin e komunave kjo. S’funksionojmë ne më me vitra”, ka shtuar ai.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se dikush duhet të japë urdhër për aktivizimin e këtij Këshilli, duke u shprehur se kjo detyrë i takon Kryeministrit Kurti apo ministrave të tjerë.
“Për tu aktivizuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dikush të ja jep për detyrë që ta menaxhojnë këtë situatë. Kjo është autoritet i kryeministrit, e ministrave tjerë, varësisht nga specifika”, ka shtuar ai./InLajmi/