Është arrestuar një mashkull në moshë të mitur pasi që u kërkoi para familjarëve të tij, e më pas dëmtoi me thikë orenditë shtëpiake, përcjell InLajmi.
Nga raporti i policisë u bë e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Prishtinë 09.07.2021 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti ju ka kërkuar para familjarëve dhe në pamundësinë që të japin para të dyshuarit , si shenjë revolte i ka dëmtuar orenditë shtëpiake me një mjetë të( prehtë thikë ) .Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./InLajmi/