Shoqata e Naftëtarëve ka paralajmëruar se ditëve në vijim pritet që të ketë rritje të theksuar të çmimeve të derivateve në Kosovë.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë për Epoka e Re, se kjo rritje është e imponuar nga tregjet ndërkombëtare.
“Momentalisht çmimi i naftës për diel sillet nga 1.10 euro, ndërsa për benzinë deri në 1.20. Sa i përket rritjes së cenimeve dihet që kjo është e përcaktuar nga berza ndërkombëtare dhe Organizata Prodhuese e Naftës (OPEC). Ka reduktim të prodhimit në nivel global dhe si rrjedhojë kemi rritje të çmimit në mënyrë automatike. Prandaj, ditëve në vijim pritët që çmimet e derivateve të kenë rritje të theksuar”, ka deklaruar Berjani.