Një mashkull 14-vjeçar nga Dragashi, është plagosur pas shkrepjes aksidentale të një pushke gjuetie që e kishin në posedim bashkë më disa bashkëmoshatarë të tij, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë me dije se 14-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetë. Ai po trajtohet në Spitalin e Prizrenit
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Dragash 05.07.2021-15:30. Një mashkull kosovar 14 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar pas shkrepjes aksidentale të një pushke gjuetie me të cilën viktima kishte në posedim me disa bashkëmoshatarë të tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë./InLajmi/