Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se akoma nuk e ka lexuar raportin e SHBA-së për Liqenin e Ujmanit, raporton InLajmi.
Kurti u shpreh se për këtë çështje, janë ekipet që do ta analizojnë raportin dhe pastaj do të dilet me një qëndrim.
“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”.
Kujtojmë se SHBA-të, i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në presence të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Me anë të kësaj marrëveshjeje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.
Ndërkohë, Kryeministri ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes rreth liberalizimit të vizave, temë e diskutuar me Presidentin francez./InLajmi/