Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejën e trimave të UÇK-së anekënd vendit, duke i falënderuar aleatët tonë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social, tha që fitorja e UÇK-së dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënon ngjarjen më kulmore në historinë tonë.
Postimi i plotë i tij:
Kosovë, Urime Dita e Çlirimit!
Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.
Duke kujtuar betejat e trimave të UÇK-së anekënd vendit, të përulur përjetësisht para të rënëve, jemi falënderues për aleatët tonë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë! RH /InLajmi/