Presidenti serb ka njoftuar se është takuar me ndërmjetësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku tha se dëshirojnë paqe dhe stabilitet në rajon.
Këtë takim e bëri të ditur presidenti serb përmes një postimi në Twitter, ku tha se pati një bisedë të këndshme me Lajçak.
“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Vuciq.
Edhe Lajcak ka shkruar në lidhje me takimin, ku tha se është biseduar për dialog dhe vizitën e tij në NATO e Çeki, përcjell Gazeta Metro.
“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, ka shkruar Lajçak.