Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, thotë se gjithmonë ka qenë kënaqësi të luajë kundër yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Kjaer do të ketë punë me CR7 sërish këtë javë.
Juventusi dhe Milani do të përballen të dielën në Allianz Stadium, një sfidë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat që po luftojnë për të marrë pjesë edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve.
“Ka qenë gjithmonë kënaqësi të luaj kundër tij”, tha Kjaer për Sky Sport Italia. “Që prej herës së parë, 11 apo 12 vite më parë”.
“Ai ka ndryshuar shumë në krahasim më parë, por gjithmonë ka qenë kampion dhe për këtë s’ka fjalë”.
“Ai jeton për gola. Ai mund të luajë një ndeshje jo të mirë, por nëse ka një top në minutën e 90-të, ai bën gjithçka për të shënuar atë gol”, përcjell Gazeta Express.
“Ai është aty gjithmonë për gjithë ndeshjen, ka qenë në maje të futbollit për 10 apo 15 vite”.