Masakrën e Rezallës e kanë përkujtuar duke bërë homazhe edhe deputetët e PDK-së, raporton InLajmi.
Në shënimin e 22 vjetorit të kësaj masakre Abelard Tahiri, Blerta Deliu-Kodra dhe Eliza Hoxha kanë bërë homazhe në kompleksin e të vrarëve në Rezallë.
Kujtojmë se nga kjo masakër mbetën të vrarë rreth 98 persona dhe sot e kësaj dite ka ende trupa të pagjetur nga kjo masakër.
“Bashkë me deputetët e PDK-së jemi për të përkujtuar masakrën e tmerrshme që gjenocidi serb ka bërë kundrejt shqiptarëve, dhe pothuajse pas dy dekadave ende gjenden të lirë fajtorët, kurse padrejtësisht nga Ushtria jonë e lavdishme po mbahen në burg”, tha Tahiri. /InLajmi/