Zyra e qarkut, Biberach ka vendosur këtë të hënë që gruaja e tij 64-vjeçare, Mire G, e cila është gjithashtu e sëmurë, të lejohet të kthehet në Gjermani.
Sali Krasniqi ka vdekur më 12 mars, pesë muaj pas dëbimit të tij në Kosovë, që u bë përkundër faktit se ai kishte një sëmundjeje të rëndë, dhe shumë media të tjera gjermane.
Vdekja ka ndodhur, sipas supozimeve, për shkak të kujdesit joadekuat mjekësor në Kosovë. Tani, zyra e qarkut në Biberach, në cilësinë e autoritetit përgjegjës të imigracionit, ka vendosur këtë të hënë që të paktën gruaja e tij 64-vjeçare, Mire G, e cila është gjithashtu e sëmurë, të lejohet të kthehet në Gjermani.
Ndalimi i hyrjes që i ishte shqiptuar asaj, krahas bashkëshortit tashmë të ndjerë, është hequr.
Për Mire G, e cila vuan nga pasojat afatgjata të tuberkulozit pulmonar, kthimi në Gjermani është zyrtarisht i lejuar. Por edhe kur me gjuhën e autoriteteve bëhet fjalë për ri-hyrje të menjëhershme, këtu ka ende një pengesë: Mirja duhet të bëjë aplikimin për një vizë turistike. Deri në aprovimin e saj, mund të kalojnë disa muaj, shkruan gazeta Schwäbische Zeitung
Mbetet të shihet nëse dëbimi pas 28 vitesh qëndrimi në Gjermani, i cili në fund të fundit i kushtoi jetën burrit të saj, do të gjykohet ose jo si i paligjshëm nga gjykatat. Ndërkaq, Mirja nuk do të ketë leje të sigurt qëndrimi edhe pasi të hyjë sërish në Gjermani. Rregullat e burokracisë së aplikimit duhet të vihen përsëri në lëvizje. Por, familja që jeton në rrethin Biberach, gjashtë fëmijët, 17 nipërit dhe mbesat, stërnipërit dhe nëna e Mire G., të cilët po vajtojnë Sali Krasniqin e ndjerë, tani ka të paktën një shpresë: Se do ta shohin Mire G. akoma gjalle, transmeton albinfo.ch.
Rasti i dëbimit në Kosovë të çiftit rom Sali dhe Mire Krasniqit, pas 28 vitesh qëndrimi në Gjermani, ishte përcjellë me ankesa dhe protesta të qytetarëve dhe shoqërisë civile në rrethin ku jetonte kjo familje dhe më gjerë. Ndërsa, pas lajmit për vdekjen e Saliut, në qendër të qytetit është organizuar një homazh dhe protestë, me fjalime, muzikë mortore dhe pankarta që dënojnë dëbimin e çiftit të përmendur.