Glauk Konjufca pasi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro, mbajti fjalimin e parë si deputetëve, raporton InLajmi.
Konjufca tha se do ta kryej me nderë dhe përgjegjësi detyrën e si kryetar i Kuvendit. Ai shtoi se për të, të gjithë deputetët do të jenë të barabartë.
Ai bëri të ditur se për seancën e formimit të Qeverisë do të njoftoj me kohë.
“Unë zotohem se do ta kryej detyrën time me nderë dhe përgjegjësi dhe për mua si kryetar i Kuvendit do të ketë vetëm deputetë të barabartë të popullit të Kosovës dhe të gjithë së bashku qytetarët e vendit dhe me këtë rast po e shpalli të mbyllur këtë seancë themeluese ndërsa për seancën e zgjedhur të qeverisë do të ju lajmërojmë me kohë”, tha Konjufca. /InLajmi/