Policia e Kosovës ka njoftuar se është kanosur një zyrtar policor deri sa ky i fundit e bënte detyrën e tij, përcjellë InLajmi.
Zyrtari policor në një lokal ku kishte shumë mysafir, dhe duke shqiptuar tiketat për mosrespektim të masave anti-Covid, ku një i dyshuar ka kanosur ku më vonë është arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Deri sa njësiti policor ka qenë në një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në një lokal ku kishte shumë njerëz, duke u shqiptuar tiketa për mos respektim të masave anti-Covid, një i dyshuar ka kanosur me fjalë një zyrtar policor. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe në konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/