Shoqata Down Syndrome Kosova, ka hapur fushatën “A po m’sheh” në Ditën Ndërkombëtare të sindromës Down, raporton InLajmi.
Kjo shoqatë ka bërë thirrje nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të marrin përgjësitë për shërbime ndaj personave me nevoja të veçanta.
Ermira Shabani, udhëheqëse e programit për shërbime në Down Sindrom Kosova, ka kërkuar mbështetje nga institucionet për ofrimin e 3 shërbimeve terapeutike.
“Sot jemi për ta shënuar ditën botërore për sindrom down. Kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin tre shërbimeve terapeutike”.
Albion Zeka ,zyrtar për ngritje të fondeve, tha se shpreson që Qeveria do t’i marrë për bazë kërkesat e tyre.
“Shpresojmë që këtë vit shteti të marrë përgjegjësi për këto shërbime. Ai shpreson që qeveria të dëgjojë sepse përmes shënimit të topit drejt qeverisë po kërkojmë që të marrin përgjegjësi për këto shërbime”.
Mirëpo, policia ka kërkuar nga këta që topin ta nxjerrin nga brenda qeverisë për ta lënë para derës në objektin e qeverisë./InLajmi/