Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova është në negociata me KE-në, SHBA-në, Japoninë e Izraelin për të suguruar vaksinën anti-Covid
Zemaj thotë se Kosova se sasia e vaksinave e destinuar për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë muajit mars.
“Angazhimi për marrjen e vaksinës është angazhim ditor dhe nacional, jo vetëm i imi por i të gjitha institucioneve. Është evidente që ka vështirësi në furnizimin me vaksina, ne përpos insistimit tonë për blerje direkte, mbi të gjitha premtimit që kemi pasur nga prodhuesit, akoma është duke vazhduar komunikimi me të gjithë. Sidomos me ata që kemi pasur deklarata që në shkurt. Pjesa që ndërlidhet me aleancën COVAX, konfirmimin e kemi marrë që sasia për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë marsit. Këtë konfirmim nuk e kam marrë vetëm unë por të gjithë anëtarët e komisionit”.
Zemaj thotë se kanë dokumente zyrtare në lidhje me ardhjen e vaksinave por që sipas tij janë të detyruar ta ruajnë konfidencialitetin. Ai ka përmendur edhe shtetet më të cilat po negociohet për të siguruar vaksina, shkruan Ballkani,info.
“Jemi në pritje, është komunikim ditor edhe përmes UNICEF-it edhe përmes organizmave tjerë. Është evidente që Republika e Kosovës i ka bërë përgatitjet. Komuniteti i Imunizimit, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kemi realizuar edhe planin e imunizimit. Ne kemi dokumente zyrtare por na është kërkuar që të ruajmë konfidencialitetin pasi që procesi me vaksinat është i ndjeshëm. Mbi të gjitha nuk ka adresë të shteteve mike që nuk e kemi trokitur për sigurimin e vaksinës. Jemi në komunikim me Komisionin Evropian, SHBA-në, Japoninë, Izraelin e tjera për të siguruar vaksinën”, ka thënë ndër të tjera Zemaj